Kik-boksieri kosovar nokauton kundërshtarin, fitoren ia dedikon Ramush Haradinajt

Kik-boksieri kosovar, Shkodran Veseli, ia ka dedikuar Ramush Haradinajt fitoren e tij të fundit me nokaut.

Veseli doli fitimtar në dyluftimin me kundërshtarin e tij nga Gjeorgjia, Levan Guruli, përcjellë Gazeta BlicAi kështu ka fituar titullin botëror të federatës WKU, duke e mposhtur me nokaut në raundin e pestë kundërshtarin e tij.

Këtë fitore Veseli e shënoi para mijëra tifozëve shqiptarë në Zvicër, derisa triumfin ia dedikoi kandidatit për kryeministër të Kosovës, kreut të AAK-së Ramush Haradinaj.

“Faleminderit për mbështetjen tuaj. Këtë fitore ia dedikoj legjendës së gjallë, Ramush Haradinaj”, deklaroi ai.

 

Be the first to comment

Leave a Reply