Angelina bëhet pishman, nuk mban më dietë (Foto)

Aktorja e famshme hollivudiane, Angelina Jolie edhe pse është një ndër femrat më të bukura të botës, ajo ka pasur probleme me anoreksinë dhe është kritikuar shumë për dukjen e saj.

Ky problem me anoreksinë, në shumë media u përfol që ishte edhe shkaku i ndarjes me Brad Pitt-in, edhe pse kurrë nuk u konfirmua nga vetë aktorja, përcjell ORAinfo.

Ajo ka probleme tjera shëndetsore edhe për shkak të kancerit së gjirit, sëmundje të cilën e kishte edhe nëna e saj.

Por, Angelina duket se ka gjetur një metodë për të rifituar shëndetin e saj. Kështu duke u ushqyer shëndetshëm.

Jolie ka publikuar një foto në Instagram ku shihet mjaft e shëndetshme, dhe ka shkruar në mbishkrim se ‘ushqimi është më i mirë se të mbash dietë’.

Be the first to comment

Leave a Reply