Kurti kërkon sërish debat me Haradinajn e Hotin, por tash ka një kusht

Kandidati për kryeministër i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është i gatshëm për debat me Ramush Haradinajn e Avdullah Hotin, pas tërheqjes së Haradiajt nga debati që ishte paralajmëruar në Klan Kosova.

Ai tha se është nënçmim i qytetarit të Kosovësqë të mos organizohet një debat i tillë ku do të progrramet e partive, shkruan Periskopi.

“Do të isha shumë i kënaqur dhe shumë i lumtur po të ishin edhe ata dy sonte. Jam shumë i gatshëm, kurdo dhe kudo. Është nënçmim i qytetarit të Kosovës që të mos afrohet një debat i tillë”, tha Kurti.

Por Kurti tha se ka një kusht për këtë debat.

“Unë i ftoj ata, që kurdo dhe kudo që sa më parë që ta organizojmë një debat të tillë.  Me një kusht: Që të jetë para zgjedhjeve”, ka thënë ai. /Periskopi/

Be the first to comment

Leave a Reply