Agim Agushi thyen rekordin botëror (Foto)

Agim Agushi, rekordmeni botëror sa i përket zhonglimit me kokë, ka thyer edhe një rekord të ri.

Ai ka arritur të ecë mbrapa 4 kilometra e 24o metra, për 1 orë e 32 minuta doke mbajtur topin në kokë.

Agushi ka thënë se ka qenë vështirë sepse ecja është bërë rreth plazhit dhe rrymat detare kanë qenë të forta.

 

“Ka qenë vështirë se era ka fry shumë, koha ka bërë të vetën si ishte vranët. Rekordi është realizuar në shetitorën e plazhit të Kleopatrës, ku rrymat detare kanë ndikuar që të ketë erë”, ka thënë Agushi për IndeksOnline.

“Me gjithë këto vështërsi ia dola ta sfidoj edhe pse kishte kërkesa nga stafi dhe organet komunale që rekordi të mbahet nesër, por unë vendosa t’i sfidoj edhe kushtet klimatike”, shtoi ai.

Be the first to comment

Leave a Reply