Gëzim Kelmendi: Investitorët janë të shantazhuar

Gëzim Kelmendi nga Partia Fjala tha se aleatët e Kosovës nuk janë të interesuar dhe të inkurajuar të investojnë në Kosovë sepse, sipas tij, ata janë të shantazhuar.
Në “Debat Përnime”, përfaqësuesi partisë “Fjala”, Gëzim Kelmendi paraqiti tri prioritetet për politikë të jashtme, në debatin me po këtë temë të moderuar nga Jeta Xharra, që u transmetua në TV21.

Ai tha se prioriteti i parë është rritja e numrit të njohjeve. Prioriteti dy sipas tij është forcimi dhe përmirësimi i raporteve ndërshtetërore me shtetet na kanë njohur dhe i treti përmirësimi i imazhit të vendit.

Kelmendi tha se diplomacia e kaluar e ka dëmtuar shumë imazhin e Kosovës, duke përmendur vetëm 4 njohje gjatë mandatit dhe dështimin e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.

“Aleatët tanë nuk janë të interesuar dhe të inkurajuar të investojnë në Kosovë sepse janë të shantazhuar”, tha ai.

Kelmendi vlerësoi se koalicioni PDK-AAK-Nisma është i pakuptimtë por edhe LDK-ja, sipas tij, do t’i bashkangjitet pas zgjedhjeve.

“Koalicioni PAN nuk e dinë as vet pse ka ndodhë ndërsa për LDK-në mund të them se vota për LDK-në nënkupton votën për PDK-në se prapë do të bëhen bashkë”, tha Kelmendi.

Partia Fjala garon e vetme në zgjedhjet e 11 qershorit.

PDK dhe NISMA nuk kanë dërguar përfaqësues në këtë debat. PDK ka kërkuar hapësirë në debat më shumë se subjektet tjera ndërsa NISMA nuk ka dhënë arsye për mospjesëmarrje.

Be the first to comment

Leave a Reply