Kënga kundër kryeministres May në krye të listës në iTunes (Video)

Një javë para zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme në Britaninë e Madhe, kënga që akuzon kryeministren, Theresa May si gënjeshtare, ka zënë vendin e parë në këngët e shkarkuara në iTunes.

Grupi muzikor britanik “Captain Ska” para pesë ditësh publikoi këngën me titullin “Liar, Liar” (Gënjeshtare, gënjeshtare).

Kjo këngë la pas saj këngët e yjeve botërore si Ed Sheeran dhe Ariana Grande duke zënë vendin e parë në listën e këngëve të shkarkuara./BS

Be the first to comment

Leave a Reply