Teuta Rugova nis fushatën: Ky është vendi që duhet të mobilizohemi

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Teuta Rugova fushatën zgjedhore e ka nisur në Xërxë, vendlindjen e babait të saj, presidentit të ndjerë, Dr. Ibrahim Rugova.

Shumë banorë të kësaj ane ishin të pranishëm në tubimin e organizuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

“Është ky vend prej ku duhet te behet thirrje për mobilizim, unitet dhe fuqizim te LDK-së në tërë Kosovën, dhe se vetëm qeverisja e LDK-së që e ka dëshmuar këto dy vite vazhdon të mbetet shprese e çdo qytetari të Kosovës. Kjo padyshim do të dëshmohet në zgjedhjet e 11 qershorit”, është shprehur ai.

Be the first to comment

Leave a Reply