500 qytetarë të bastionit të PDK-së shkojnë në Vetëvendosje

Interesimi i qytetarëve për t’iu bashkuar Lëvizjes Vetëvendosje në Skenderaj është i madh. Vetëm për 4 orë, sot janë anëtarësuar në Vetëvendosje mbi 500 qytetarë.

Anëtarësimin e qytetarëve të Skenderajt në këtë parti, e kanë konfirmuar për KosovaPress zyrtarë të degës së Vetëvendosjes në Skenderaj.

Sipas tyre, ky masivizim pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim.Anëtarësimi masiv i qytetarëve në Vetëvendosje po ndodh pas kandidatit për deputet të Veton Seferit si kandidat i vetëm i Vetëvendosjes nga kjo komunë.

Vetoni është njëri nga vëllezërit Seferi, të cilët janë ndër biznesmenët më të njohur në Augsburg të Gjermanisë, pasi udhëheqin një rrjet të njohur të restoranteve në këtë qytet.

Ata janë të njohur në Munchenit për aktivitetin e tyre, jo vetëm biznesor, por edhe për atë kombëtar, humanitar dhe kulturor. Ndikimi i tyre ka qenë çdoherë i madh në sensibilizimin e çështjeve të Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi, fal lidhjeve dhe bashkëpunimit që kanë me deputetë të Parlamentit gjerman dhe atij evropian dhe përfaqësues tjerë politik në Gjermani.

Be the first to comment

Leave a Reply