Hazard largon interesimin e Realit: Jam i lumtur te Chelsea

Eden Hazard ka vendosur të flas rreth të ardhmes së tij.

Ylli belg ka qenë shumë i lidhur me një kalim të tij te Real Madridi gjatë afatit kalimtar veror.

Megjithatë, Hazard është përkujdesur të ndal këto zëra duke theksuar se është i lumtur te skuadra londineze.

Përveç kësaj, belgu ka theksuar se objektivat e klubit janë të mbrojnë titullin e Ligës Premier dhe të kenë sukses në Ligës e Kampionëve.

“Jam mirë këtu. Jam në një nga klubet më të mira në botë dhe mendoj se do të qëndroj për disa vite. Jam shumë i lumtur”, ka deklaruar fillimisht Hazard për The Straits Times.

“Ju mund të shihni në fushë se unë jam i lumtur”.

“Sezonin e ardhshëm ne do të jemi në Ligën e Kampionëve, por duam ta mbrojmë edhe trofeun e Ligës Premier”.

“Do të jetë e vështirë, por ne e dimë që njerëzit presin shumë nga Chelsea tani. Por tani është koha për të menduar për pushimet”, përfundoi ylli i Chelseat.

Be the first to comment

Leave a Reply