Selimi: Kosova do të ndahet nga ata që e lanë pa sovranitet, pa shpresë e pa të ardhme

Kandidati për deputet nga Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka thënë se atë çfarë e kanë mbjellur do ta korrin me 11 qershor me fitore.

‘Më 11 qershor Kosova e nënshkruan kontratën e së ardhmes. Kosova do të ndahet përgjithmonë nga ata që e lanë pa sovranitet, pa punë, pa shpresë e pa të ardhme.’

Ai ka thënë se duke votuar për VV-në, Kosova do t‘i  ketë këto të gjitha  si dhe Ushtrinë e Kosovës.

Ndërsa Selimi ka thënë se lista e Vetëvendosjes është listë e paqtë dhe e kthejelltë, pasi sipas tij asnjë kandidat i vetëm nuk ka prapavija.

‘’Të vetmet akuza i kemi që kemi protestuar e hedhur  gaz lotsjellës. Edhe  shumë mirë kemi bërë sepse pa ato nuk kishim arritur këtu.’, ka thënë Rexhep Selimi.

‘Është listë e kthjelltë, janë patriota, të mençur , listë e paqtë.’, ka shtuar më tej ai./Periskopi/

Be the first to comment

Leave a Reply