Veseli: Pensionet do të rriten për 25 për qind

Koalicioni PDK-AAK-Nisma ka nënshkruar memorandum bashkëpunimi me pensionistët, ku u tha se do të rriten pensionet.

Kreu i PDK-së, Kadri Veseli tha se po e vazhdojnë nënshkrimin e memorandumeve për të qenë afër të gjitha kategoritë.

Veseli tha se këto janë zotime të cilat do të ndodhin në afatin me të shkurtë të mundshëm. Sipas tij, brenda tre muajve do të miratojnë stazhin e viteve 90-ta, edhe pse nuk është në këtë memorandum.

Ndërsa, kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj tha se po i marrin obligimet që iu takojnë nesër si Qeveri. Haradinaj tha se do të rriten pensionet.

Ndërsa, Shaban Kajtazi tha së kanë besim në këtë lidership dhe koalicion i cili do t’ia kthej dinjitetin pensionistit.

Kajtazi tha se besimi i plotë i pensionistëve është në këtë koalicion.

Veseli tha se pensionet do të rriten për 25% për pensionistët kontributdhënës dhe jokontributdhënës. Sipas tij, pensioni minimal për pensionistin kontributdhënës do të jetë 200 euro.

Be the first to comment

Leave a Reply