Hoti: Flamuri i Dardanisë do valojë më 11 qershor në tërë Kosovën (Foto)

Kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e koalicionit LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti ka qëndruar sot në Hajvali.

Ai në një postim në rrjetin social ka thënë se flamuri dardan do të valoj më 11 qershor ashtu sikurse sot.

“Flamuri i Dardanisë valonte me shumë hijeshi të shtunën në Hajvali të Prishtinës. Më 11 qershor, në mbrëmje, do ta valojmë në gjithë Kosovën, pas fitores së madhe të Brezit të Republikës”, ka shkruar Hoti.

Be the first to comment

Leave a Reply