Kurti: Do të qeverisim me laps dhe me gomë

I nominuari për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë në Ferizaj se nuk ia kanë frikën militantëve dhe agjentëve të regjimit, i cili i ka ditën e numëruara, pasi më 11 qershor do të ndodhë ndryshimi i madh me shtet pa hajna.

Kurti tha se qytetarët e Ferizajt meritojnë shumë më mirë, pasi që pas luftës qeverisjet e ndryshme e kanë korruptuar Ferizajn dhe gjithë popullin.

Më pas Kurti theksoi se VV është e vetmja mundësi që Kosova të integrohet në Bashkimin Evropian

Ai ka porositur qytetarët që mos të humbni kohë me koalicionet që u ka humbur ‘lamshi por përfitoni zhvillim me Lëvizjen që nuk lëshon pe’.

“VV është i vetmi subjekt që nuk ja ka as frikën e as respektin këtij regjimi që i ka ditët e numëruara, me fjalë të tjera as më herët e as tash dhe asnjëherë në të ardhmen ne nuk japim pesë parë për militantët dhe agjentët e regjimit, guximi ynë kundër tyre vjen nga dashuria që kemi për popullin. Unë jam i nderuar që i përkas këtij populli dhe sa më shumë që i shërbej atij aq më shumë më mbushet zemra me gëzim. Më 11 qershor do të ndodhë ndryshimi i madh, nuk do të thuhet më ta këqyrim qysh po shkon politika sepse thuhet të shikojmë deri sa shkojnë këta politikanë. Pas 11 qershorit ne do të qeverisim me laps e me gomë, këta ish pushtetarë nuk kanë pasur as gomë, as laps , ata kanë qeverisur me lepirëse, ne i kemi edhe gomën edhe lapsin, goma e fshin do ta fshin korrupsionin dhe lapsi e shkruan zhvillimin”, tha ai.

Kandidati i Vetëvendosjes për deputet nga Ferizaj, Faton Topalli ka akuzuar qeverinë e kaluar se e shkatërruan ekonominë dhe shtetin.Ndërkaq, kandidati tjetër për deputet nga Vetëvendosje, Glauk Konjufca duke folur për njerëzit të cilët po e mbështesin Vetëvendosjen tha se klani pronto dhe Mustafa marrin fund më 11 qershor, ditën e zgjedhjeve. Në këtë tubim folën edhe Dardan Sejdiu e Donika Kadaj-Bujupi.

Be the first to comment

Leave a Reply