Sinan Hoxha i prerë: Kurrë duet me këtë artist!

I ftuari i kësaj jave në rubrikën e intervistës në emisionin “Thumb” ka qenë këngëtari i njohur, Sinan Hoxha.

Ai ka rrëfyer jetën e tij mes angazhimeve në muzikë, projektet e reja dhe statusin si një baba i ri.

Një nga trendet e fundit në muzikë janë bashkëpunimet e reperave me këngëtarë të muzikës popullore. Një foto e postuar së fundmi në Instagram-in e Sinanit me Ledri Vulën, ka ngjallur kuriozitet duke ngritur dyshime se ndoshta mund të ketë një bashkëpunim mes tyre. I pyetur nga moderatoret, këngëtari ka rrëfyer se nuk do ta bënte kurrë një bashkëpunim me Ledri Vulën dhe për të, arsyeja është shumë e thjeshtë dhe e qartë.

“Më duket një duet i pakuptimtë. Duete të tilla dhe unë vetë nuk i kuptoj. Nëse do ta bëja do dëmtoja atë edhe veten. Nuk do ta bëja kurrë.”, ka rrëfyer Sinani.

Fotoja që ka ngjallur dyshime të tilla, në fakt ka qenë thjesht një foto e shkrepur për qejf, në një moment ku të dy do të performonin në të njëjtin koncert./Blitz

Be the first to comment

Leave a Reply