Veseli në Shtime: “Fillimi i Ri” është forcim i shtetit e lartësim i flamurit kombëtar e shtetëror

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, tha të shtunën në Shtime, se “Fillimi i Ri” është forcim i sovranitetit të shtetit dhe lartësim i flamurit kombëtar e atij shtetëror.

Ai tha se për t’i dhënë kuptim lirisë e shtetësisë duhet zhvillim ekonomik, ndërsa përsëriti se përkrahja e ndërmarrësisë do të jetë prioritet i Fillimit të Ri.

Kreu i PDK-së shtoi se nuk mund të ecet përpara pa fuqizimin e grave dhe u zotua se në mandatin e ardhshëm qeverisës rinia do të jetë prioritet.

Veseli ritheksoi se do të ketë ngritje pagash në sektorin publik, ndërsa kërkoi nga qytetarët e Shtimes që më 11 qershor t’i thonë jo stagnimit dhe jo shkatërrimit të Kosovës.

Be the first to comment

Leave a Reply