11 legjendat që nuk e kanë fituar kurrë Championsin (Foto)

Ditë më parë u zhvillua finalja e Ligës së Kampionëve, ku Real Madrid mposhti Juventusin me rezultat 4:1

Legjenda e Milanit dhe Italisë, Paulo Maldini e ka fituar pesë herë Ligën e Kampionëve në karrierë, duke qenë lojtari që e ka fituar më shumë.

Por, ka edhe disa legjenda të tjerë, të cilët nuk e kanë fituar asnjëherë, pavarësisht që kanë pasur karrierë të jashtëzakonshme dhe kanë luajtur në skuadra të mëdha.

E përditshmja spanjolle AS ka përzgjedhur 11 yje, duke nisur nga portieri Gianluigi Buffon, i cili edhe pse luajti tre finale, i humbi të tria.

Në mbrojtje janë Cannavaro, Thuram dhe Lothar Matthaus. Në mesfushë janë Ballack, Vieira dhe Nedved, ndërsa në sulm janë katërshja fantastike, Bergamp, Ronaldo, Totti dhe Maradona.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply