Kurti në Prizren: Pas 11 qershorit do të kemi qeverinë e parë progresive në Kosovën e pasluftës

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, është shprehur i bindur se qytetarët e Prizrenit do të bashkohen në këtë qytet të bashkimit.

“Pas 11 qershorit nuk do të ketë më qytetarë të dëgjueshëm ndaj politikanëve, por politikanë të dëgjueshëm ndaj qytetarëve. Vetëvendosje e do shtetin e Kosovës me sovranitet, ekonominë me prodhim, gjyqësinë me drejtësi, shoqërinë me barazi, ligjet me morale dhe popullin e Kosovës me demokraci”, u ka thënë Kurti simpatizantëve të shumtë të mbledhur në palestrën “Rexhai Surroi”.

Tutje, Kurti tha se në secilën ditë të këtyre 4 viteve të fundit, por edhe të 18 viteve të pasluftës, kemi pasur “Ramazan” për qytetarët dhe “Bajram” për pushtetarët. Por, ai premtoi se me qeverisjen e VV-së kjo do të jetë anasjelltas.

“Kur politikani ndahet fizikisht dhe materialist prej qytetarëve ai e vendos interesin e veçantë mbi interesin e përgjithshëm, këtu nis korrupsioni. Politikanët e Vetëvendosje-s nuk do të pasurohen asnjëherë nga posti dhe do të jeni gjithmonë pranë dhe me popullin”, ka shtuar tutje Kurti.

Ai u zotua se me qeverisjen e VV-së do të investohen në bujqësi 240 milion euro në mandatin e parë. Si dhe u zotua se qeverisja e VV-së do ta fus tërë ekonominë brenda ligjit.

“Pas 11 qershorit do të kemi qeverinë e parë progresive në Kosovën e pasluftës”, u tha Kurti në fund qytetarëve të Prizrenit.

Be the first to comment

Leave a Reply