Messi i inatosur, Reali dhe Ronaldo ia prishën sezonin (Foto)

Leo Messi është i mërzitur me suksesin e Real Madridit këtë sezon dhe ka frikë se Cristiano Ronaldo do ta fitojë sërish Topin e Artë

Ylli i Barcelonës, Leo Messi ka pasur një sezon fantastik me Barcelonën, duke shënuar 54 gola në 52 ndeshje, por në fund arriti të fitonte vetëm Copa del Rey, duke dështuar në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.

Për ta bërë këtë edhe më të keqe, Real Madrid shkroi histori, pasi përveç që fitoi La Ligan, u bë skuadra e parë që triumfoi dy herë radhazi në Ligën e Kampionëve.

Më meritori për këtë sukses të Realit ishte rivali i tij më i madh, Cristiano Ronaldo, i cili në çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale shënoi 10 gola.

Nga këto paraqitje Messi beson se Ronaldo do ta fitojë Topin e Artë, duke u barazuar kështu me të me nga pesë të fituar.

Por, sipas Gol Newsaper, Messi për këto arritje të Realit ia vë fajin trajnerin Luis Enrique, i cili mori vendime të gabuara në ndeshjet kryesore të sezonit.

Messi beson se Jeremy Mathieu nuk është dashur të luante ndaj Malagas dhe Juevntusit, ndeshje këto që i kushtuan me humbje të dy titujve.

Argjentinasi tashmë shpreson se këto gabime nuk do të bëhen me trajnerin e ri Ernesto Valverde.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply