‘Askush nuk do të mbijetojë’, Putin me rrëfim shokues për Luftën e Tretë Botërore

Asnjë vend në tokë nuk do të mbijetojë nëse shtetet bërthamore më të fuqishme lëshojnë armët atomike kundër njëra-tjetrës, tha Vladimir Putin.
Komentet e tij janë pjesë e një serie intervistash me regjisorin amerikan Oliver Stone, raporton “The Sun”

“Unë nuk mendoj se dikush do t’i mbijetonte një konflikti të tillë”, u përgjigj Putin në një shfaqje të shkurtër e cila do të jetë pararendëse e një dokumentari të titulluar “Intervistat e Putinit”.

Udhëheqësi rus bëri rrëfimin e pazakonte ndërkohë që globi është në prag të konfliktit të gjithanshëm.

Koreja e Veriut dhe udhëheqësi i saj Kim Jong-un po ndërtojnë armët e tyre bërthamore në kundërshtim me sanksionet ndërkombëtare dhe SHBA-ja me Rusinë mbështesin palë të kundërta në konfliktin e Sirisë.

Marrëdhëniet midis Rusisë dhe SHBA-ve janë në nivelin më të ulët që nga Lufta e Ftohtë, por Putin duket se nuk është shumë shpresëdhënës për përmirësimin e situatës.

“Ka gjithmonë shpresë. Derisa të jenë gati të na çojnë në varreza dhe të na varrosin”, shtoi Putin duke qeshur.

Be the first to comment

Leave a Reply