Big Mama tani një modele e vërtetë (Foto)

Big Mama po ndryshon çdo ditë e më shumëKëngëtarja dhe moderatorja Big Mama, pas operacionit të cilin e realizoi në Turqi për zvogëlimin e lukthit, çdo ditë e më shumë po befason me dukjen e saj, shkruan rtv21.tv

Bigu është shndërruar në një modele të vërtete, e këtë nuk po heziton ta ndajë edhe me ndjekësit në rrjetet sociale.

Ajo në Instagram sot ka publikuar një fotografi ku shihet mjaft në formë dhe me linja të teksuara të trupit, të cilat ja vë në dukje edhe më shumë fustani i saj rozë.

Mirëpo nuk mund ta mohojmë faktin se edhe kur ka qenë me disa kile më shumë Big Mama prapë se prapë ka bërë për vete publikun me sharmin dhe afërsinë e saj.

Be the first to comment

Leave a Reply