Messi – Ronaldo, ky është lojtari më i paguar në botë (Foto)

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo është sportisti më i paguar në botë për të dytin vit radhazi, sipas Forbes.

Portugezi përfiton 93 milionë euro në vit. 58 milionë euro janë nga pagat dhe bonuset që merr te Reali, derisa 35 milionë euro  janë të hyra nga marketingu, shkruan Gola.com.

Ronaldo ka lënë prapa vetës yllin e NBA-së, LeBron James, i cili fiton 86.2 milionë euro në vit dhe Lionel Messin që ka të hyra prej 80 milionë eurove gjatë 12 muajve.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply