Këngëtari i njohur shtrohet me urgjencë në spital, u plagos pas koncertit (Foto

Performoi për herë të parë pas një pauze të gjatë nga muzika, megjithatë gjërat nuk shkuan në mënyrën mëtë mirë. Këngëtari i njohur është shtruar urgjentisht në spital për shkak të një lëndimi, të ndodhur menjëherë pas koncertit.

Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të Facebook të artistit Phil Collins, ku thuhej se 66-vjeçari është rrëzuar në hotel, pas koncertit të tij natën e së dielës.

“Për fat të keq, ne duhet të njoftojmë se shfaqja e Phil Collins në sallën Royal Albert Hall në Londër do të shtyhet sonte (8 qershor) dhe nesër (9 qershor). Phil vuan nga ‘shkelja në këmbët e veta’  si rezultat i një operacioni në shpinë, i cili ia vështirëson ecjen.

Ai u ngrit në mes të natës për të shkuar në tualet dhe rrëshqiti në dhomën e tij të hotelit, duke goditur kokën e tij në një karrige.

Ai u dërgua në spital ku kishte qepje për një plagë të rëndë në kokë, pranë syrit të tij dhe po shërohet mirë. Ai do të mbahet nën vëzhgim për 24 orë. Phil i dërgon faljet e tij të sinqerta të gjithë fansave”, shkruhej në mesazhin e publikuar në Facebook.

Këngëtari i mirënjohur është rikthyer këtë vit në skenë pas një pushimi 10-vjeçar nga turneu i tij i fundit.

Be the first to comment

Leave a Reply