Kush është bukuroshja që po bën fushatë për PDK-në? (Foto)

Zakonisht fokusi është tek ata që janë në garë për deputet dhe premtimet që japin para elektoratit.

Kandidatët janë gjithmonë në plan të parë kurse prapa rrijnë të pavërejtshëm stafi.

Por Magazina.al nuk ka mundur të qëndrojë indiferent ndaj bukurisë së Floriana Rugova, e cila në këtë fushatë është pjesë e ekipit të Dhurata Hoxhës.

Ajo e ndjekë në cdo hap ministren në detyrë të Drejtësisë dhe bën fushatë për të dhe për Partinë Demokratike të Kosovës.

Në fotografitë që ka postuar kandidatja për deputete nga fushata elektorale, Dhurata Hoxha, në dy tre raste është vënë në pah sharmi i Florianes , por jo mjaftueshëm për ta studiuar këtë vajzë me plotë stil të kryeqytetit.

Kurse në fotografitë e saj në Facebook zbulohet gjithcka.

Floriana vërtetë është një femër e bukur dhe me plotë elegancë, prandaj Hoxha nuk ka gabuar që e ka marrë në ekip. Gabimi i Dhuratës është se ajo po bën kryesisht fushatë tek gratë. Një bukuri si Floriana duhet të lobojë edhe tek grupet tjera të shoqërisë.

Nëse partitë politike vrapojnë pas votuesve të papërcaktuar, Floriana nuk do ta kishte problem t’i bindte ata që të votojnë subjektin të cilin ajo përfaqëson.

Ndryshe, Floriana është motra e dy basketbollistëve të njohur Granit dhe Fisnik Rugova.

Ata që e njohin nga afër këtë vajzë që punon tash e sa vite në Minstrinë e Drejtësisë, bukurinë tek ajo, nuk e vejnë në plan të parë. Pamja e jashtme thonë se është vetëm një pjesë nga mozaiku që e përbën personalitetin e kësaj vazje nga kryeqyteti

Be the first to comment

Leave a Reply