Shtëpia juaj do të shkëlqej, vetëm me sodë buke

Pra, kjo është arsyeja pse shumë njerëz mbajnë një kuti të hapur të sode buke në frigoriferin e tyre – për të eliminuar erë.

Soda e bukës është një përbërës shumë i dobishëm dhe njihet edhe si bikarbonat natriumi. Kështu, bikarbonati i natriumit është lloji i kripës, i cili aktivizohet kur vjen në kontakt me një acid.

Në këtë artikull ne do t’ju tregojmë disa nga përfitimet e sodës së bukës që ndoshta nuk i keni dëgjuar më parë. Ne do t’ju tregojmë se si duhet ta përdorni dhe si të shijoni përfitimet e saj.

Heqja e shenjave në mur: Thjesht përzieni me ujë në proporcione të barabarta pastaj aplikojeni pastën në murë. Është e nevojshme ta fshini lehtë murin. Më pas, do të vini re se të gjitha gjurmët janë zhdukur.

Pastrimi i lavamanit: Për ta pastruar lavamanin do t’iu nevojitet edhe uthulla. Kur këto përbërës të mrekullueshëm kombinohen, ato mund të pastrojnë pothuajse çdo gjë. Krejt çka duhet të bëni është të shtoni vetëm 1 filxhan sodë buke dhe ta lejoni të qëndroj në lavaman për një orë. Pas një ore, derdhni 2 gota uthull të bardhë në lavaman.

Pastroni llaçin – Ja se çfarë duhet të bëni: Merrni sode buke dhe spërkatni atë mbi llaç. Pastaj, lyejeni pak ujë dhe pastroni llaçin me një furçë. Do të zhduket pa asnjë gjurmë.

Përzieni sodën e bukës me secilin produkt për pastrim – Duhet ta dini se kur soda e bukës përzihet me ndonjë produkt pastrimi, mund të ketë më shumë efekt se çdo produkt tjetër. Shtoni pak sode buke në produktin tuaj për të pastruar dhe hequr edhe njollat më të vështira.

Pastroni furrën me sodë buke – Nëse furra nuk ka opsionin e “vetë-pastrimit”, atëherë duhet të jeni në gjendje të spërkatni furrën me uthull në sasi të vogël dhe të vendosni sode të bukës në majë të uthullit. Lëreni për 30 minuta, pastaj pastrojeni me sfungjer. Ky kombinim i fuqishëm do të pastrojë furrën tuaj më mirë se të gjitha produktet e pastrimit.

Hiq gjurmët e produkteve të ndryshme në flokët tuaj – Ndiqni udhëzimet e thjeshta: Merrni një lugë çaji sode buke dhe shtoni shampo. Masazhojeni pastën në flokë dhe shpërlaje atë. Sode buke do të heqë të gjitha gjurmët e produkteve dhe flokët tuaj do të jenë të pastra, si dhe me shkëlqim.

Fresko qilimat tuaj – Qilimat janë si sfungjerët, ata thithin papastërtitë, pluhurin, qelizat e lëkurës së vdekur dhe gjëra të tjera të pista. Pra, nëse vini re ndonjë erë të çuditshme ose të pakëndshme kur hyni në dhomën tuaj, atëherë ndoshta është koha për të larë qilimin. Ose në këtë rast, rifreskojeni atë. Hidh një sasi të vogël të sodës së bukës mbi qilim. Lejeni të qëndrojë për 30 minuta dhe pastaj fshijeni me fshesë korrenti. Qilimi dhe dhoma juaj do të rifreskohen dhe erërat e këqija do të largohen!

Be the first to comment

Leave a Reply