Analisti parashikon rezultat befasues më 11 qershor

Analisti politik Ilir Ibrahimi ka thënë se e diela, dita e zgjedhjeve të 11 qershorit, mund të na sjell befasi.

“E befasia mund të vijë nga votuesi i papërcaktuar apo i paparti, i cili zakonisht ose ka ndërruar partitë për çdo raund të zgjedhjeve apo nuk ka dale fare në votime”, ka shkruar ai në Facebook.

 

Sipas tij të dielen votuesi do të pyes Cila parti është më afër asaj që besoj unë? Cila parti do të bëj më pak dëm ( sepse për të mirë ai e ka humbur shpresën) Cili kandidat për kryeministër është më I parashikueshëm?…

Ja postim i plotë i Ilir Ibrahimit:

Analizë nga auti

Edhe pse nga shumëkush, fituesi I zgjedhjeve të 11 qershorit, parashikohet pothuajse me një siguri të plotë “bastoresh”, e diela mund të na sjell befasi.
E befasia mund të vijë nga votuesi I papërcaktuar apo I paparti, I cili zakonisht ose ka ndērruar partitë për çdo raund të zgjedhjeve apo nuk ka dale fare në votime.

Ai të dielën do të pyes:

Cila parti është më afër asaj që besoj unë?

Cila parti do të bëj më pak dëm ( sepse për të mirë ai e ka humbur shpresën)

Cili kandidat për kryeministër është më I parashikueshëm?

Cila listë e kandidatëve më përfaqëson më së miri dhe është më afër bindjeve të mia?

Votuesi i papërcaktuar e i paparti vjen kryesisht nga qendrat urbane. Prandaj përqindja e daljes në votime në këto qendra, do të jetë një indikator I mirë i rezultatit

Be the first to comment

Leave a Reply