Fitojnë Spanja dhe Italia, vazhdojnë luftën për vendin e parë (Video)

Situa në Grupin G vazhdon të jetë interesante.

Përfaqësuesja e Italisë ka fituar me rezultat 5-0 Lihtenshtajnit.

Goli i vetëm në pjesë u shënua Lorenzo Insigne në minutën e 35-të.

Në pjesën e dytë shënuan Andrea Belotti (52’), Eder (74’), Federico Bernardeschi (83’) dhe Manolo Gabbiadini (90’+).

Spanja fitoi ndaj Maqedonisë me rezultat 1-2.

Golat për mysafirët u shënuan nga David Silva (15’) dhe Diego Costa (27’).

Golin e vetëm për vendasit e shënoi Stefan Ristovski në minutën e 66-të.

Në Grupin G në vendin vazhdon Spanja me 16 pikë, aq sa Italia në pozitën e dytë. Shqipëria në vendin e tretë me nëntë pikë, aq sa Izraeli në pozitën e katër.

Kurse Maqedonia në vendin e pestë me tre pikë, në fund është Lihtenshtajni me zero pikë.

 (Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply