Fotot e Kate Upton që provokuan të gjithë botën

Katherine Elizabeth “Kate” Upton ka lindur më 10 qershor 1992 në St. Joseph, Michigan dhe në vitin 1999 u zhvendos me familjen e saj në Melburn, Florida, ku ishte studente në Akademinë Episkopale të Shenjtë të Trinisë Në fëmijëri ka marrë pjesë në gara me kuaj dhe ka fituar çmime nëpër kampionate.

Kate është modele amerikane dhe aktore. Upton ka pozuar për kopertinat e revistave të modës “Sports Illustrated Swimsuit”, “Vogue”, “Harper’s Bazaar”, “Mademoiselle”, “GQ”, “Cosmopolitan”, “Glamour” “Esquire”, “Elle” dhe “Vanity Fair”.

Debutimi si aktore i Upton ishte në film, të vitit 2011 dhe në fimin The “Three Stooges” . Në prill të vitit 2014, ajo u shfaq me Cameron Diaz, Leslie Mann dhe Nikolaj Coster-Waldau në komedinë “The Other Woman” .

Në Style Awards ka fituar çmimin “Model of the Year” dhe në People Magazine Awards ka fituar “People’s Sexiest Woman”.

Be the first to comment

Leave a Reply