Molliqaj: Ata që bënin hajgare me Vetëvendosjen, morën përgjigje nga qytetarët

Dardan Molliqaj thotë se është pritur rritja e Vetëvendosjes sepse qytetarët kërkonin ndryshim.

“Ka pasë njerëz që se kanë besu një rezultat të tillë disa prej dashakeqësisë e disa me skepticizëm e kanë pa një gjë të tillë.

Para se me ra qeveria e kam pa që ka me nndodh ndryshimi i madh.

Është vërejtë lëvizja tektonike e elektoratit. Kësaj ia ndihmuan edhe koalicionet e krimit e të dorëzimit.

Me të drejtë kam thënë që koalicion LDK-AKR-ALternativa janë koalicioni është koalicion i dorëzimit.

Aktualisht ka rënie të sajtit të KQZ’së dhe kemi disa brenga që po tentojnë të bëjnë diçka. Këta e kanë nis me 51 duke ba hajgare me VV’në përgjigjen më të madhe ua kanë dhënë qytetarët e Republikë”, tha Molliqaj.

Be the first to comment

Leave a Reply