Roma e dëshiron talentin 23-vjeçar të Barcelonës (Foto)

Roma e dëshiron Denis Suarezin

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, drejtori i Romës, Monchi, do ta pyesë Barcelonën për Denis Suarezin, për ta transferuar në “Olimpico” në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit 2018.

Sipas “Mediaset Premium”, klauzola e lojtarit është 50 milionë euro, por Barcelona ka pranuar të heqë dorë nga 23-vjeçari edhe për një shifër më të ulët.

Barcelona do ta shesë lojtarin me të drejtë blerje në fund të sezonit, ngjashëm si Gerard Deulofeun te Evertoni.

Suarez ka shënuar tri gola dhe ka bërë pesë asiste në 36 paraqitje për Barcelonën në sezoni  që lamë pas.

Ai ka qenë pjesë e akademive të Celta Vigos, Manchester City dhe Barcelona, derisa Monchi tashmë ka punuar me të te Sevilla në sezonin 2014/15.

 

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply