Barcelona apo Real Madrid? Dua të luajë për klubin më të madh në botë

Vinicius Junior ka thënë se zgjodhi Real Madridin para Barcelonës, sepse dëshironte të luante për klubin më të madh në botë.

Ylli brazilian, Vinicius Junior javë më parë edhe zyrtarisht ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Real Madridin.

Ai gjatë një interviste sot, ka treguar pse zgjodhi skuadrën madrilene para Barcelonës, e cila po ashtu ishte e interesuar për të.

“Ku dëshironit të transferoheshit, në Real Madrid apo Barcelona? Dua të luajë për ekipin më të madh në botë, Hala Madrid!”, ta shkurt Vinicius.

Braziliani edhe pse vetëm 16 vjeçar, Real Madridit i ka kushtuar 45 milionë euro.

Ai në Flamengo do të qëndrojë deri në vitin 2019 si i huazuar, për t’iu bashkuar më pas skuadrës së parë të kampionëve të Evropës.

Be the first to comment

Leave a Reply