Duka i përgjigjet De Biasit: I besuam dashurinë e jetës, çfarë të bënim më shumë!

Duka ka folur pas deklaratave të De Biasit se do të largohet nga Kombëtarja shqiptar pas eliminatoreve.

Presidenti i FSHF-­së, Armand Duka, do të dalë me një qëndrim zyrtar të institucionit që drejton rreth pakënaqësisë që shfaqi sot trajneri De Biasi i cili bëri të qartë se nuk do të rinovonte më në Shqipëri.

I kontaktuar nga “Panorama Sport” menjëherë pas konferencës së teknikut, Duka u përgjigj se trajnerit i kishte dhënë “dashurinë e jetës” dhe ajo ishte maksimumi që mund t’i ofronte.

“Nuk e kam dëgjuar dhe nuk e di nëse është e vërtetë. ne i kemi besuar dashurinë e jetës (Kombëtaren), çfarë mund të bënim më shumë!”, deklaroi kreu i FSHF­-së.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply