Gerrard: Messi apo Ronaldo? Ja kush do ta fitojë “Topin e Artë”

Steven Gerrard beson se Cristiano Ronaldo e meriton “Topin e Artë”.

Legjenda e Liverpoolit dhe Anglisë, Steven Gerrard, në një intervistë për BT Sports, ka thënë se Cristiano Ronaldo duhet ta fitojë “Topin e Artë” për vitin 2017.

Gerrard ka mbetur i mahnitur me atë që ka bërë Ronaldo për Real Madridin në ndeshjet e fundit, teksa ka mbetur paksa i dëshpëruar që CR7 nuk arriti të kompletojë het-trikun në finale.

“Ronaldo është thjesht fantastik dhe duhet ta fitojë “Topin e Artë” për shkak të rëndësisë së tij në ndeshje vendimtare të sezonit”, tha Gerrard.

“Ai bëri paraqitje fantastike edhe në finale dhe është për të ardhur që nuk e kompletoi het-trikun, do të arrinte diçka të pabesueshme – duke shënuar het-trik në çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale”, shtoi Gerrard.

Ronaldo shkëlqeu në finale ndaj Juventusit, duke shënuar dy gola në fitoren 4:1 të Real Madridit dhe shihet si favorit kryesor për “Topin e Artë”, që do të ishte i pesti për portugezin, aq sa ka edhe Leo Messi.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply