Puff Daddy, më i paguari në botë, në vendin e dytë Beyonce

Puff Daddy, në skenën muzikore prej 20 vitesh është këngëtari që ka fituar më shumë sipas listës së publikuar nga Forbes: 130 milionë dollarë në 12 muaj.

Në 1999 Diddy (siç po thërritet kohët e fundit) tregonte për revistën se po punonte për të ndërtuar pasurinë e tij dhe duket se ia ka dalë.

Pas tij vjen ajo që është konsideruar ylli i vitit :Beyonce, që me albumin e saj ‘Lemonade’ dhe Formation World Tour ka mbledhur 105 milionë dollarë.

Forbes ka kurorëzuar më parë Sean Combs, emri artistik i të cilit është Puff Daddy (ose Puff Diddy) disa muaj më parë si reperi më i pasur në botë (duke u bazuar në pasurinë e deklaruar) për të shtatën herë me radhë pasuria e tij ka një vlerë prej 820 milionë dollarë, pjesa më e madhe e të cilës vjen nga aktiviteti i biznesit dhe jo thjesht nga muzika.

Pjesa më e madhe e fitimeve të Daddy, vitin e kaluar vjen nga linja e tij e veshjeve , e vlerësuar 70 milionë dollarë.

Kthehet në kalsifikim “mamaja”e ‘Harry Potter’ J.K. Rowling me 95 milionë dollarë të fituar, ndiqet nga Drake me 94 milionë dhe e plotëson listën me pesë emrat e parë edhe një sportist: futbollisti i Real Madrid, që fitoi këtë vit me skuadrën e tij, Chiampions League, Cristiano Ronaldo vitin e kaluar ka fituar 93 milionë dollarë./BS

Be the first to comment

Leave a Reply