Turqi, 35 tërmete brenda 12 orëve

Pas tërmetit me intensitet 6,2 ballë sipas Rihterit që goditi rajonin e Detit Egje në afërsi të Izmirit në Turqi, autoritetet kanë regjistruar edhe 35 dridhje të tjera me intensitet mbi 3 ballë brenda 12 orëve që kanë vijuar, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas entit sizmologjik të Agjencisë Turke për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD), tërmeti ndodhi në orën 15:28 sipas kohës lokale me epiqendër në ujërat e Egjeut në largësi prej 22,98 kilometrash nga rajonin Karaburun i Izmirit, ndërsa në 12 orët në vijim janë regjistruar edhe 35 tërmete të tjera me intensitet mbi 3 ballë.

Prej këtyre tërmeteve, shtatë kanë qenë me intensitet mbi 4 ballë, kurse më i larti 4,9 ballë sipas shkallës së Rihterit.

Be the first to comment

Leave a Reply