Genta Ismajli, xheloze për suksesin e Erës dhe Encës?

Çfarë mund të ndjejë Genta Ismajli për dy këngëtare më të reja në moshë se ajo dhe më pak eksperiëncë në skenë, por që kanë arritur famën ndërkombëtare, një objektiv i pothuaj çdo artisti shqiptar?

E pyetur në ‘Thumb’ nëse ajo ndjen zili për Era Istrefin dhe Encën, këngëtarja e mohoi duke thënë se ato e kanë merituar suksesin e tyre dhe ajo është e lumtur për to. Genta Ismajli është një nga këngëtaret më të njohura në Shqipëri ku përveç zërit dallon edhe për performancat e saj elektrizuese.

Era Istrefi pas super suksesit të ‘BonBon’ nënshkroi kontratë me ‘Sony Music’ dhe publikoi pak javë më parë ‘Redrum’, po ashtu një sukses. Enca gjithashtu po shijon suksesin e këngës së re ‘Love on my body’, pas nënshkrimit me një label të huaj.

Be the first to comment

Leave a Reply