Kjo është pasuria e ministrave të Qeverisë së Kosovës

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar sot pasuritë e zyrtarëve të lartë të shtetit, të cilat janë deklaruar në këtë agjenci.

Metro ju sjell më poshtë pasuritë e disa prej ministrave të Qeverisë së Kosovës në largim.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Mahir Yagcilar, ka deklaruar si pasuri të paluajtshme shtëpi, banesa, truall dhe ar me vlerë rreth 240 mijë euro dhe një veturë 6 mijë euro.

Yagcilar ka deklaruar të hyra prej rreth 26 mijë eurove, në paga dhe mëditje, bashkë me gruan e tij.

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, është një prej zyrtarëve më të pasur. Ai ka deklaruar patundshmëri në vlerë 280 mijë euro, veturë rreth 8 mijë euro, depozita në bankë 162 mijë, kredi 144 mijë euro dhe para të gatshme 31 mijë euro. Përmes pagave, Bajrami paguhet rreth 6 mijë euro bashkë me gruan.

Memli Krasniqi ka një banesë me vlerë 100 mijë euro. Ministri i Bujqësisë gjithashtu ka deklaruar bibliotekë prej 11 mijë eurosh e piktura me vlerë 4 mijë euro si dhe para kesh 29 mijë euro.  Krasniqi merr pagë rreth 36 mijë euro në vit bashkë me gruan e tij.

Valon Murati ka banesë prej 130 mijë eurosh, veturë 18,500 euro, para të gatshme 23,400 dhe paga e mëditje prej 16 mijë eurosh në vit.

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka deklaruar dy shtëpi me vlerë të përbashkët prej 400 mijë eurosh, aksione në kompaninë Abellardo dhe Kolegjin ESLG me vlerë 57 mijë euro, kredi të ndryshme prej 35 mijë euro dhe paga vjetore prej rreth 20 mijë eurosh.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka deklaruar dy banesa me vlerë 128 mijë euro, para të gatshme 25 mijë euro, veturë 5,800 euro dhe borxhe 24 mijë euro. Prej pagave, ministri Hoti përfiton 20 mijë euro në vit, kurse gruaja e tij 5,800 euro në vit.

Haki Demolli që drejton dikasterin e FSK’së, ka deklaruar patundshmëri prej 371 mijë eurosh, veturë 4 mijë euro, 4 mijë euro para të gatshme e 12 mijë euro detyrime. Nga pagat, Demolli merr 3 mijë euro në muaj.

Lufti Zharku ka patundshmëri 320 mijë euro, aksione në vlerë prej 43 mijë euro e para të mbajtura prej rreth 30 mijë euro. Për blerjen e aksioneve, Zharku ka detyrime prej 51 mijë euro.

Rexhep Hoti ka patundshmëri prej 270 mijë eurosh. Ministri i Kulturës ka deklaruar edhe një borxh prej 100 mijë eurosh ndaj një personi fizik. Bashkë me familjen, Hoti ka deklaruar pagë vjetore prej 36 mijë eurosh.

Ministri Ferat Shala ka deklaruar patundshmëri prej 350 mijë eurosh, dy vetura prej 35 mijë eurosh, 25 mijë euro para të gatshme e 30 mijë euro kredi. Ai ka pagë 25 mijë euro në vit.

Ministri i Punës, Arban Abrashi ka dalë një prej zyrtarëve më të pasur. Vetëm të patundshmëritë, ai ka deklaruar 930 mijë euro pasuri. Para që i mban në institucione financiare, Abrashi ka deklaruar 66 mijë euro. 200 mijë euro, Abrashi ka thënë se i ka detyrime, kurse rreth 2500 euro pagë mujore.

Skënder Hyseni ka deklaruar gati gjysmë milioni euro pasuri të patundshme. Një Audi ai e ka vlerëson 35 mijë euro, kurse më shumë se 6 mijë euro i mban në bankë. Nga ministria ai paguhet 14 mijë euro në vit.

230 mijë euro ka patundshmëri kryediplomati Enver Hoxhaj. 121 mijë euro ai ka deklaruar se i mban në bankë, kurse 10 mijë euro e vlerëson veturën e tij Audi A6. Paga ai merr gati 18 mijë euro, kurse 3 mijë të tjera i ka në bankën e Amerikës.

Imet Rrahmani, ministri i Shëndetësisë, ka 25 mijë euro pasuri e 10,500 euro dy vetura. Rreth 40 mijë euro ai i mban në bankë, kurse ka deklaruar 10,600 euro detyrime. Nga ministria ai paguhet 16,440 euro në vit.

Hykmete Bajrami patundshmërinë e saj e vlerëson 317 mijë euro. Në bankë ajo mban rreth 5 mijë euro paga dhe mëditje nga qeveria paguhet rreth 20 mijë euro.

Ish-ambasadorja në Bruksel, Mimoza Ahmetaj, ka patundshmëri prej 370 mijë eurosh. Ajo ka deklaruar borgje ndaj bankave 174 mijë euro.

Ministri Dalibor Jevtic ka patundshmëri prej 358 mijë eurosh, dy vetura 35 mijë euro. Ai ka deklaruar edhe aksione në Telekomin e Serbisë me vlerë prej 500 eurosh.

Blerand Stavileci ka patundshmëri prej rreth 150 mijë euro, veturë prej 5 mijë eurosh e para të gatshme prej 7,300 eurosh si dhe dy kredi në banka.

Be the first to comment

Leave a Reply