Veseli: Këtë vit PAN do ta formojë Qeverinë

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli thotë se koalicioni PAN është më i votuari, andaj do të formojë Qeverinë.

Sipas tij, duhet menduar edhe për të ardhmen e të rinjëve.

“Nuk duhet të ndodhë bllok. Duhet të reflektojmë tek interesat e shtetit. Nuk dua ta mendoj se do të ndodhë sërish bllok. Për këtë e kemi dhënë shembullin para zgjedhjeve, andaj kemi shkuar në koalicion. Kosova nuk ka kohë për të humbur.

Veseli thotë se çdo parti që është e votuar nga qytetarët nuk do të ketë vijë të kuqe nga PDK’ja.

“Nuk ka vija përjashtuese për askënd. Vetëvendosje do të jetë në opozitë, ne do të bëjmë Qeverinë” , tha Veseli.

Be the first to comment

Leave a Reply