Zidane: Ky lojtar dua që të mbetet në Real Madrid (Foto)

Zinedine Zidane dëshiron që Danilo të mbetet në Real Madrid

Mbrojtësi brazilian, Danilo ka qenë shpesh i kritikuar nga tifozët e Real Madridit për paraqitjet që ka bërë me fanellën e Los Blancos.

Por, braziliani me lojën e treguar e ka bindur trajnerin e ekipit mbretëror, Zinedin Zidane. Madje, ky i fundi dëshiron që Danilo të mbetet në Real Madrid, shkruan Marca.

Kurse, thuhet se Zidane i ka dhënë edhe një mundësi ish mbrojtësit të Portos: që të largohet nga Real Madridi nëse dëshiron të gjej një skuadër ku mund të luajë më shumë.

Danilo, i cili u transferua në Real Madrid nga Porto në vitin 2015, ka kontratë me Los Blancës deri në verën e viti 2021.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply