E pranon Trump: Po, jam nën hetime

AMES, IA - JULY 18: Republican presidential hopeful businessman Donald Trump fields questions at The Family Leadership Summit at Stephens Auditorium on July 18, 2015 in Ames, Iowa. According to the organizers the purpose of The Family Leadership Summit is to inspire, motivate, and educate conservatives. (Photo by Scott Olson/Getty Images)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pranoi se është nën hetime në rastin e ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, më 2016.

Këtë e ka bërë të ditur Trump përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ku ai po ashtu duket se akuzoi zëvendësin e prokurorit të përgjithshëm amerikan për “gjueti shtrigash”.

“Po hetohem për shkarkimin e drejtorit të FBI-së nga personi që më ka thënë të shkarkoj drejtorin e FBI-së”, shkroi Trump në Twitter.

Zëvendësi i prokurorit të përgjithshëm, Rod Rosenstein, ka marrë përsipër hetimin e ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë në zgjedhjet në SHBA pasi prokurori i përgjithshëm, Jeff Sessions, është tërhequr në muajin mars.

I am being investigated for firing the FBI Director by the man who told me to fire the FBI Director! Witch

Be the first to comment

Leave a Reply