Qeveria Mustafa i shfrytëzon momentet e fundit, ja familjari i kujt avancohet në një pozitë të rëndësishme (Dokument)

Qeveria në largim e Isa Mustafës, siç duket po i shfrytëzon momentet e fundit në krye të pushtetit për të bërë favore familjare në institucionet e Kosovës.

Ministria e Financave më datën 14 qershor të këtij viti ka lëshuar një njoftim për ‘kandidatët më të sukseshëm’,  me anë të së cilit e ka avancuar në detyrë Berat Havollin,  i cili është vëllai i shefit të kabinetit të kryeministrit, Sokol Havollit.

Në njoftimin zyrtar të cilin e ka siguruar Periskopi, thuhet se Berat Havolli avancohet në detyrën ‘Udhëheqës i divizionit në politikat ekonomike në Departamentin e politikave ekonomike dhe bashkëpunim ndërkombëtar financiar.

Sokol Havolli, po ashtu deri më tani ka mbajtur edhe pozitën e këshilltarit ekonomik të Isa Mustafës.

Kujtojmë që në zgjedhjet e 11 qershorit, ai kishte kandiduar edhe për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës./Periskopi/

Be the first to comment

Leave a Reply