Sabri Fejzullahu zbulon raportin e vërtet mes Adelines dhe Leonores

Këngëtari Sabri Fejzullahu së shpejti vjen me një projekt në bashkëpunim me Leonora Jakupin, të cilën e cilëson si një ndër këngëtaret më të mira dhe me shije të rafinuar. Ai, thotë se Leonora ka zë të veçantë e melankolik.

Ylli i muzikës, që sivjet shënon 50 vjetorin e karrierës, beson se kënga me Leonoren do të jetë hiti i kësaj vere.

Sabiu ka treguar se është hera e parë që bënë diçka me Leonoren, ndërkohë që me Adelinen kishte disa bashkëpunime të realizuara ndër vite, shkruan “Kosovarja”.

I pyetur për raportin e vërtet mes dy këngëtareve, ai ka thënë se ato janë si syri i majtë dhe i djathtë për publikun dhe se realisht ato flasin fjalë miradije për njëra tjetrën, shkruan “Kosovarja”.

Be the first to comment

Leave a Reply