Abidal këshillon Mbappen: Zgjedhe Barçën para Realit

Eric Abidal i ka kërkuar talentit Kylian Mbappe që të qëndroj te AS Monaco edhe në sezonin e ardhshëm, por nësë vendos largimin duhet ta zgjedh Barcelonën para Real Madridit.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe Monacos është i vetëdijshëm për ofertat në drejtim të Mbappe që vijnë nga Real Madridi, Manchester City dhe Arsenali.

Por, Abidal i ka sugjeruar talentit francez të qëndroj te Monaco edhe për sezonin e ardhshëm dhe nëse dëshiron largimin të zgjedhe Barcelonën para Realit.

“Mendoj se Kylian duhet të qëndrojë ende në Monaco”, ka thënë fillimisht Abidal.

“Ka qenë vetëm pesë muaj që ai është në ekipin e parë, ai duhet të konfirmojë veten në elitë dhe të ketë kohë për të luajtur. Ai ka para vetës edhe Kupën e Botës”.

“Nëse ai dëshiron të largohet, le të vijë në Barça dhe jo te Real Madridi”, ka përfunduar ish-mbrojtësi i Francës dhe gjigantit katalunase.

 (Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply