Bayerni e dëshiron mesfushorin kryesor të Barcelonës

Kanë arritur të transferojnë njërin nga mesfushorët më të talentuar në Evropë, si Correntin Tolisso por me kaq nuk ndalen.

Kampionët e Gjermanisë, Bayern Munich synojnë të marrin tjerë lojtarë për repartin e mesfushës.

Sipas medieve gjermane, synimi i radhës i Carlo Ancelottit është mesfushori kryesor i Barcelonës, Ivan Rakitic.

Edhe pse 29-vjeçari ka kontratë të gjatë me Barcelonën, Bayern tenton ta transferojë atë në Munich.

Rekordmenët e Gjermanisë janë të gatshëm të ofrojnë rreth 65 milionë euro për kroatin.

Rakitic edhe më parë ka qenë pjesë e futbollit gjerman, kur nga viti 2007 deri në 2011 ishte pjesë e Schalke 04.

Edhe pse ky transferim duket i pamundur, Bayern do të tentoj ta bëjë njërin nga transferimet më të bujshëm në afatin kalimtar të verës.

 (Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply