Çdo minutë që luan në “Euro U-21”, Bellerin premton 50 funte për familjet e prekura në tragjedinë e Londrës

Hector Bellerin ka treguar edhe anën human përveç se është një futbollist i mirë.

Mbrojtësi i Arsenalit Bellerin është zotuar se do të dhurojë 50 funte për familjet e prekura nga zjarri i “Grenfell Tower” të Londrës për çdo minutë që do të luan për Spanjën në kampionatin evropian nën 21 vjeç.

Futbollisti 22-vjeçar është në detyrë me kombëtaren spanjolle, ku janë favoritë për të fituar titullin e tyre të tretë në hapësirën prej vetëm gjashtë vjetësh, duke përfshirë Euro në 2011 dhe 2013.

Spanja fillon turneun e tyre kundër Maqedonisë të shtunën në mbrëmje. Nëse, siç pritet, “Furia e Kuqe”L arrin në finale në Krakov, ata do të kenë luajtur gjithsej pesë ndeshje.

Duke supozuar karakteristikat e Bellerinit se do të paraqitet në çdo minutë, dhurimi do të arrinte shumën në 22500 mijë funte (25 mijë euro).

Ndryshe, Bellerin po kërkohet edhe prej shumë skuadrave evropiane duke përfshirë edhe Barcelonën.

 (Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply