E turpshme: Azilkërkuesi goditet dhe largohet nga aeroplani me dhunë (Video)

E turpshme: Azilkërkuesi goditet dhe largohet nga aeroplani (Video)

Një pasagjer është incizuar duke thirur për ndihmë pasi ai është goditur me shuplakë dhe më vonë i është ndalur fluturimi.

Një video është publikuar nga fluturimi i Turkish Airlines nga aeroporti i Londrës (Heathrow) drejt Stambollit këtë të shtunë, ku shihet duke e goditur një person në kokën e tij me forcë dhe duke e larguar me dhunë atë nga ulësja e tij.

Videoja është incizuar nga pasagjeri i quajtur Ahtzaz Ali, 27 vjeçar, zyrtar nga Birmingham, i cili po udhëtonte për në Siri për t’u ndihmuar refugjatëtëve.

Ai deklaroi për Associatiton Press se viktima është një azil kërkues dhe skenat që u bën aty i kishte irrituar pasagjerët.

Asylum seeker slapped on plane as he cried for help while being removed from UK

 

“Ishte një person i cili qartazi ishte i zemëruar në aeroplanë por nuk ishte i vrazhdë me askënd dhe as me stafin”, tha ai.

“Papritur, dikush u shfaq, i cili mendoj se ishte nga zyra e imigracionit dhe filloi dhunën fizike ndaj tij, duke e goditur me shuplakë, goditur në fëtyrë, përderisa ai po qante dhe po bërtiste se ai nuk është i sigurt të kthehet në Afgahanistan.

“Udhëtimi ishte shumë i tmershëm pas asaj që ndodhi, pasi pasagjerët ishin tejet të zemëruar dhe ishin në lotë nga skenat që i panë”, shtoi ai.

“Ishte shkelje e të drejtave të tij dhe shokuese si ishte trajtuar ai”

Një zyrtar tha se nuk komenton për rastet e caktuar me individë por shtoi: “ Nëse ka njerëz që janë ilegalisht në vend dhe refuzojnë të largohet në mënyrë vullnetare, atëherë ne marrim masa ndaj tij për ta larguar”

Përderisa është për të ardhur keq që disa njerëz që bëhen agresivë gjatë largimit, ne tentojmë që të minimizojm çdo impakt negativ që mund të ketë në pasagjerët tjerë”

“Çdo përdorim i forcës duhet justifikohet dhe të jetë në përputhje dhe të përdoret si mjeti i fundit”, përfundoi ai. /Periskopi/

Be the first to comment

Leave a Reply