Irani bombardon ISIS-in (Video)

Irani ka lëshuar raketa në drejtim të Sirisë Lindore të dielën, duke goditur bazat e grupeve militante, që ai i konsideron përgjegjëse për sulmet në Teheran javën e kaluar, që i morën jetën 18 personave.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim, Gardat Revolucionare të Iranit kanë lëshuar raketat tokë-tokë me rreze të mesme veprimi nga Irani Perëndimor, në drejtim të rajonit të Deir Al Zurit në Sirinë Lindore.

“Një numër i madh” i terroristëve janë vrarë, dhe një sasi e konsiderueshme e pajisjeve dhe armëve të tyre janë shkatërruar, ka bërë të ditur Tasnim.

Raketat kanë goditur “shtabet dhe qendrat e grumbullimit të terroristëve”, ka bërë të ditur agjencia iraniane.

Gardat Revolucionare të Iranit luftojnë në Siri kundër grupeve militante, që kundërshtojnë presidentin Bashar Al-Assad.

Be the first to comment

Leave a Reply