Monaco interesohet për Benatian

Monaco është duke treguar interes në mbrojtësin e Juventusit, Medhi Benatia, i cili sapo ka nënshkruar nga Bayerni i Munichu për 17 milionë euro.

Qendërmbrojtësi maroken arriti në huazim një vit më parë me një kosto prej tre milionë eurove dhe opsioni prej 17 milionësh për të blerë përfundimisht ishte aktivizuar muajin e kaluar, së bashku me një kontratë deri në qershor të 2020.

Sipas Calciomercato.it, reprezentuesi i Marokut tashmë mund të shkoj drejt një largimi nga Zonja e Vjetër, pasi në atë pozitë ka mbipopullim.

Kampionët e Francës, Monaco kanë vendosur pikëpamjet e tyre ndaj ish-lojtarit të Romës dhe nëse e bëjnë Juventusin pak fitim nga kjo shitje, mund ta shohin ofertën e tyre të pranuar.

30-vjeçari ka lindur dhe është rritur në Francë, por nuk ka luajtur atje që kur ka lënë Clermont Foot për Udinesen në vitin 2010.

Në këtë sezon, Benatia arriti 21 paraqitje konkurruese për Juve, duke shënuar një gol.

 (Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply