Presidenti i Sampdorias: Schick është lojtar i Juventusit

Patrik Schick është praktikisht një lojtar i Juventusit dhe negociatat kanë përfunduar, ka thënë presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero.

Sulmuesi i Sampdorias aktualisht është në Poloni duke luajtur për Republikën Çeke në Kampionatin Evropian U-21.

Megjithatë, kjo nuk e ka penguar asgjë klubin e tij që të vazhdoj negociatat me Juventusin dhe të arrij një marrëveshje me ta për talentin çek.

“Negociatat kanë përfunduar dhe ne jemi në fazën e shkëmbimit të kontratave”, ka thënë fillimisht Ferrero për Radio Due.

“Ai dëshiron Juven dhe ai është praktikisht një lojtar i Juventusit”, përfundoi Presidenti karizmatik i Sampdorias.

Marrëveshja besohet të jetë me vlerë rreth 25 milionë eurove dhe Schick do të fillojë trajnimin para sezonal me Juven.

Pasi Max Allegri të ketë vlerësuar atë, Bianconerët do të vendosin nëse do ta mbajnë apo do ta kthejnë 21-vjeçarin në Sampdoria në huazim.

 (Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply