Ronaldo i ka thënë edhe Zidanet që do të largohet nga Reali

Cristiano Ronaldo ia ka konfirmuar largimin edhe trajnerin Zinedine Zidane.

Ylli portugez do të largohet këtë verë nga Real Madridi dhe këto konfirmime po bëhen më të besueshme çdo herë e më shumë.

Pas lajmeve të mediave portugeze dhe atyre spanjolle se Ronaldo do të largohet në Spanja këtë verë, tani vijnë konfirmime edhe nga mediat tjera.

Sipas mediumit Cope, Cristiano Ronaldo i ka thënë trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane se ai dëshiron të largohet nga Spanja pasi nuk është i kënaqur me trajtimin e tij në këtë vend.

Superylli portugez, i cili ka qenë i lidhur me Manchester Unitedin dhe Paris Saint-Germain, i ka thënë Zidanet gjithashtu se ai nuk ka marrë asnjë ofertë specifike për të kaluar në një klub tjetër.

Megjithatë, Ronaldo ka rënë dakord të zhvillojë bisedime të mëtejshme me Zidane pas përfundimit të Kupës së Konfederatave në Rusi.

 (Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply