Arsenali mendon për Turanin

Klubi londinez ka nisur punën për t’u përforcuar për sezonin tjetër.

Arsenali nuk mund t’ia lejojë vetes edhe një sezon të dështuar si ai i shkuari, duke mos arritur të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Për këtë arsye Arsene Wenger dëshiron ta përforcojë skuadrën, që stinorin tjetër Arsenali të shfaqë një fytyrë tjetër.

Objektivi i parë është Arda Turan i cili nuk bën më pjesë në planet e Barcelonës.

Klubi katalanas ia ka bërë të qartë diçka të tillë mesfushorit turk, i cili ka përfunduar në shënjestrën e Arsenalit.

Wenger është i gatshëm të ofrojë 30 milionë euro për ta transferuar në Emirates Stadium, Ardan.

(Kosova Sot)

Be the first to comment

Leave a Reply